Home » Kampionati Italian » Interi, i përfshirë në “Calciopoli”

Interi, i përfshirë në “Calciopoli”

InteriGjatë procesit të Napolit rrëfehet edhe një ish-gjyqtar anësor në lidhje me zikaltrit.

Një Inter që bënte presion mbi drejtuesit e gjyqtarëve Bergamo e Paireto, për të marrë favore nga arbitrit dhe asistentët. Gjithçka del nga marrja në pyetje e ish-asistentit Mario Kopola në procesin e Napolit për skandalin e futbollit 2006.

Përpara gjykatësve të seancës së nëntë penale, ish-asistenti ka folur (“sepse tani jam i lirë dhe nuk kam më kërcënime me pasoja të rënda”) për një sistem rekomandimi, i cili nuk kursente asnjë klub të Serisë A. Ata që “filtruan” sinjalizimet ishin Bergamo dhe Paireto, sepse shefi i asistentëve, Xhenaro Mazzei, ishte “një figurë modeste”. Për të pasur vizibilitet u përdorën drejtuesit e shoqërive, mbi të gjitha asistentët. Dhe për këtë duheshin vijërojtësit e lidhur me një klub apo me një tjetër.

Kopola ka folur në veçanti në lidhje me Meanin (ish-të deleguarin për asistentët e Milanit) dhe mes tyre Kopeli, Puljisi etj. Më pas Kopolo ka kujtuar gjithashtu një episod të veçantë lidhur me Inter-Venecia, gjatë së cilës Kordoba kishte goditur me shuplakë Betarinin, ndërsa topi kishte shkuar në një tjetër pjesë të fushës. Ishte pikërisht raporti i tij ai që i kushtoi 5 ditë pezullim. “Më erdhi një telefonatë nga Mazzei, i cili më njoftonte se Disiplinori do të më merrte në telefon.

Ekzistonte reklamimi i Interit për reduktimin e diskualifikimit. Unë do të duhej të thosha se më shumë se një shuplakë bëhej fjalë për një grusht. Por unë nuk e ndryshova versionin tim. Që atëherë nuk drejtova më në Serinë A”. Kopola ka shpjeguar se telefonatën ia kishte bërë Mazzei, por të dhënat kishin ardhur nga Bergamo dhe Paireto. Misteri është pse kjo çështje del në pah vetëm sot.

“Unë shkova spontanisht te karabinieria e Romës për t‘ua thënë, por nuk e shënuan në procesverbal. Më thanë që nuk ju interesonte”. Reagim i menjëhershëm i mbrojtjes, që kontestojnë të gjithë mënyrën se si janë kryer hetimet. Do të jetë koloneli i atëhershëm, Auriçio, ai që do të jetë i detyruar të shpjegojë se çfarë ka ndodhur. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni