Home » Kampionati Italian » Interi e mund Sienën me 1 golë epërsi

Interi e mund Sienën me 1 golë epërsi

Sneijder me dy gola, Milito e Samuel me nga një gol, janë protagonistët që ia siguruan një fitore të vështirë shumë të vështirë skuadrës së Interit në javën e 19-të të Serie A të Italisë në Futboll.

Interi fitoi ndeshjen me rezultat 4:3, duke arritur tri pikë të mundimshme, që gjatë do t’i mbajnë në mend se si i siguruan në çastet e fundit.

Deri në minutën e 88-të Siena ka udhëhequr me rezultat 2:3, për të arritur Interi në mënyrë spektakolare që të rikthejë rezultatin dhe të shënoi fitore me shifrat 4:3.

Futbollisti Maccarone shënoi për 0:1 në minutën e 18-të dhe për të barazuar Milito në atë të 24-të. Skuadra e Interit kalon në epërsi me golin e Sneijderit në minutën e 36-të dhe pas një minuti Siena në ofensivë dhe barazojnë shifrat 2:2 me golin e Ekdal.

Në pjesën e dytë dramë në vete. Siena sërish ka udhëhequr me shifrat 2:3 duke shkaktuar panik te tifozët e skuadrës së Interit. Maccarone në minutën e 65-të shënon për 2:3 . Fundi dramatik dhe rikthim i rezultatit.

Hise të madhe në kthimin e rezultatit ka pasur Sneijder, i cili mbi 25 metra nga gjuatja e lirë shënoi evrogol dhe për 3:3. Në minutën e 90-të, mbrojtja e Sienës nuk ishte e vendosur si duhet dhe nuk diti ta kurdisi kuthën e ofsajdit, duke dalë në skenë i vetmuar Samuel dhe mposhtur Sienën për 4:3.

Interi me 45 pikë kryeson tabelën në elitën e italiane, ndërsa Siena mbetet e fundosur në tabelë me vetëm 12 pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , , , ,

Komentoni