Home » Futboll » Interi dhe Stuttgarti kërkojnë të tetën e finales

Interi dhe Stuttgarti kërkojnë të tetën e finales

interi futbollSkuadrat që i hyjnë pa kurrfarë ngarkese ndeshjeve të fundit të xhiros së gjashtë janë: Fiorentina në grupin E, Barcelona në grupin F, Sevilla në grupin G dhe Arsenali në atë të H.

Ethet e futbollit i ka kapur shumë adhurues të futbollit në mbarë Evropën, duke pritur që skuadrat e zemrës së tyre të kualifikohen në tetën e finales së Champions Leagua në futboll. Skuadrat që i hyjnë pa kurrfarë ngarkese ndeshjeve të fundit të xhiros së gjashtë janë: Fiorentina në grupin E, Barcelona në grupin F, Sevilla në grupin G dhe Arsenali në atë të H. Këto skuadra qysh me herët e kanë siguruar hyrjen në tetën e finales.

Siklet i madh i pret skuadrat si Interi, i cili luan ndeshjen para adhuruesve të vet dhe nga shumë njohës të këtij sportit pritet fitore pa vështirësi ndaj skuadrës ruse, Rubin Kazan. Interi assesi nuk do të guxojë të bëjë ndonjë gabim eventual që të pësoi humbje se përndryshe do t’i thotë lamtumirë garave të Champions Leagua. Takim shumë interesant do të zhvillohet në grupin G në mes Stuttgartit dhe skuadrës Unirea nga Rumania. Stuttgartin vetëm fitorja e dërgon më tutje dhe në rast të barazimit përshëndetë nga kjo garë shumë më rëndësi. Unireas i duhet një pikë dhe sigurojnë kualifikimin që mund të quhet edhe historik për ta.

Në grupin H, mund të ndodh shumëçka. Skuadra belge, Standard Liege pret dështimin e Olimpiakosit si vendas me Arsenalin dhe në rast të fitores të kualifikohen. Standard Liege kërkon më këmbëngulje fitore ndaj skuadrës holandeze, Alkmaarit. Olympiakosit nga Pireu i duhet vetëm barazimi me Arsenalin dhe të sigurojë tetën e finales. Prandaj, ndeshjet e fundit mund të sjellin edhe të papritura si gjithmonë që kanë ndodhur në futboll.

Të mërkurën takohen:

Grupi E

Liverpool – Fiorentina 20:45

Lyon – Debreceni 20:45

Grupi F

D. Kiev – Barcelona 20:45

Inter – Kazan 20:45

Grupi G

Stuttgart – Unirea 20:45

Sevilla – Rangers 20:45

Grupi H

Olympiakos – Arsenal 20:45

St. Liege – Alkmaar 20:45 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni