Home » Kampionati Italian » Interi barazon me Napolin

Interi barazon me Napolin

Interi barazon me NapolinNapoli ka barazuar me Interin Interin në kryendeshjen e javës së 26-të në Serie A me rezultat 2 me 2.
Të katër golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Marek Hamsik realizoi i pari në ndeshje. Ai i dha epërsinë e parë Napolit duke shënuar në minutën e 51-të, 12 minuta para se Gonzalo Higuain të dyfishonte epërsinë. Argjentinasi në minutën e 63-të realizoi një supergol nga distanca.

Interi u këndell duke u rikthyer shpejt në ndeshje. Rodrigo Palacio shënoi në minutën e 72-të, ndërsa Mauro Icardi në të 87-tën barazoi rezultatin për pikën e 36-të të Interit.

Napoli i Rafa Benitezit këtë ndeshje e përmbylli me një lojtar më pak pasi që Henrique u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Xherdan Shaqiri në këtë takim u paraqit për 90 minuta.

Tani Napoli është i treti me 46 pikë, ndërsa Interi mbetet në pozitën e nëntë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni