Home » Kampionati Italian » Interesohet Fiorentina për Gagon

Interesohet Fiorentina për Gagon

Fernando-Gago-Boca-JuniorsKlubi i Serie A, Fiorentina, raportohet se është e interesuar në mesfushorin e Real Madridit, Fernando Gago.

Drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, dëshiron të angazhojë argjentinasin si huazim për gjysmën e dytë të sezonit në afatin kalimtar të muajit janar.

Corvino shpreson të shfrytëzojë avantazhin e interesimit të Realit për mbrojtësin e majtë të Fiorentinës, Juan Manuel Vargas, për të filluar bisedimet me Gagon.

Këtë javë, edhe legjenda e Realit, Roberto Carlos, tha se Vargas do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm për klubin mbretëror.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni