Home » Futboll » Icardi: Dua 20 gola këtë sezon

Icardi: Dua 20 gola këtë sezon

icardi-dua-20-gola-k-euml-t-euml-sezon_hdSulmuesi i Interit, Mauro Icardi, shpreson të arrijë shifrën e 20 golave në Serie A këtë sezon, pasi arriti numër dyshifror në fitoren 3-1 ndaj Genoas vikendin e kaluar.

Argjentinasi shënoi golin e 10-të dhe është optimist se do t’i dyfishojë ato deri në fund të sezonit, pas ardhjes së Lukas Podolskit dhe Xherdan Shaqirit.

“Nëse topi vjen te unë në ajër, duhet ta gjej rrjetin”, ka thënë Icardi, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi nënshkruar me lojtarë të cilët japin kualitet në kornizën e golit dhe shpresoj të shënoj edhe 10 të tjera, nëse jo më shumë”.

“Podolski dhe Shaqiri kanë ardhur dhe ne kemi fituar ritmin në sulm. Ne duhet të japim gjithçka dhe të sigurohemi se San Siro gjithmonë të festojë. Ne duhet të vazhdojmë”, ka deklaruar Icardi

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni