Home » Kampionati Italian » Ibrahimoviq dënohet me tri javë pezullim

Ibrahimoviq dënohet me tri javë pezullim

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, u pezullua për tre javët e ardhshëm nga Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), pasi kartonit të kuq të marrë në fitores e së dielës, 2-1 ndaj Fiorentinës.

Suedezi u përjashtua për ofendim dhe komisioni vendosi të konfirmojë dënimin e parashikuar për këtë gjest, prej dy javësh pezullim.

Përpara se të largohej nga loja, Ibrahimoviq morri edhe një karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Behramit dhe u pezullua për një ndeshje, pasi ishte kartoni i pestë i marrë në kampionat.

Sipas rregullores, dy pezullimet do të bashkohen në një dhe Ibrahimoviq do të mungojë për tre ndeshje. Milani ka vendosur të paraqesë apel, për futbollistin që në Firence u rikthye pasi shleu dy javë pezullim për goditjen e një lojtari të Barit.

Tre ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve në kampionat janë ato ndaj Sampdorias, Brescia dhe Bologna-s.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Ibrahimoviq dënohet me tri javë pezullim "

  1. fabijan says:

    Kush Do Te Fitoj Ne El Clasico Te Shtunen Ah Barcelona Ah Real Madrit

Komentoni