Home » Futboll » Ibrahimovic thot se Reali ka probleme

Ibrahimovic thot se Reali ka probleme

zlatan ibrahimovic barcelonaSulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka komentuar rreth takimit derbi ndaj Real Madridit, duke thënë se klubi mbretëror vërtet ka probleme.

Sudezi pret të jetë i gatshëm për këtë ndeshje dhe thotë se është duke i numëruar ditët para këtij takimi që zhvillohet më 29 nëntor në Camp Nou.

“Do të jetë një ndeshje fantastike, jo vetëm për fansat spanjoll, por për gjithkënd. Pres të luaj”, ka thënë Ibrahimovic.

“Nuk i përcjelli ndeshjet tjera shumë, duhet të përqendrohem mjaft në tonat. Nëse i shikoni rezultatet është e qartë se gjërat në Madrid nuk shkojnë në kahe të duhur. Por ky është një projekt i ri. Ekipi ka nevojë për t’u formuar dhe ata kanë një ekip që mund të jetë i shkëlqyeshëm”, ka shtuar ish-sulmuesi i Interit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni