Home » Futboll » Ibrahimovic mund të japë më shumë nga vetja

Ibrahimovic mund të japë më shumë nga vetja

Zlatan_Ibrahimovic_Është shumë interesant me njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka thënë se duhet të përmirësohet në lojën e tij dhe mund të jep nga vetja edhe më shumë sesa ka dhënë deri më tash.

Javën që e lamë pas ishte edhe hero i ndeshjes me Barcelonën, kur goli i tij gjunjëzoi rivalin e përjetshëm, Realin. Sulmuesi i Barcelonës, Ibrahimoviç, thotë se ai nuk e ka arritur ende formën më të mirë të tij në klubin spanjoll. Suedezi thotë se ai mund të japë shumë më shumë për ekipin e tij të ri, pavarësisht se ka marrë shumë lëvdata për golin e fitores kundër Real Madridit javën e kaluar.

“Mund të luaj shumë më mirë se sa luaj tash. Mund të përmirësohem. Kur kam shumë vetëbesim, ndjehem më komfort dhe jam në gjendje të luaj më mirë. Kam pasur lëndime të cilat më kanë penguar nga të qenit 100% i gatshëm. Kur të kaloj një muaj pa lëndime, gjërat do të bëhem më mirë”, tha Ibrahimoviç. Ky futbollistë ditë më parë është përshëndetur edhe nga kombëtarja e Suedisë.

Ibrahimoviç pret në vazhdim të kampionatit spanjoll të dëshmojë lojëra më cilësore dhe të shënojë sa më shumë gola që t’i kënaqë adhuruesit e flaktë të skuadrës së “Barçës”. Ai ishte hero kur shënojë edhe golin e fitores kundër klubit “mbretëror”. Me gjithë se ishte inkuadruar në pjesën e dytë të ndeshje, ai plotësisht e arsyetoi veten dhe shumë gjatë do të mbajë mend edhe skuadra e Realit, e cili ishte mposhtur. Ibrahimoviç tash duket se po arrin formën më të mirë dhe premton me Barcelonën të vazhdojnë me fitore të radhës. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni