Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Ibra thotë se nuk don të luajë për Suedinë

Ibra thotë se nuk don të luajë për Suedinë

zlatan_ibrahimovicSulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se nuk dëshiron ta përfaqësojë Suedinë tash për tash, por dëshiron të përqendrohet vetëm te kubi i tij.

“Gjithmonë ka qenë një nder i madh të luaja për Suedinë, por tash nuk do të luaj me përfaqësuesen sepse nuk jam i motivuar”.

“Nuk ka Kampionat Botëror apo ndeshje të rëndësishme në një të ardhme të afërt. Do të ishte humbje energjie të luaja ndeshjet e ardhshme miqësore të Suedisë, sepse ka shumë ndeshje që vijnë për Barcelonën”.

“Tashmë e kam njoftuar Erik Hamren për vendimin tim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë vitin që vjen”, u ka thënë Ibra gazetarëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni