Home » Futboll » I jepet lamtumira e fundit, portierit të kombetarës gjermane Enke

I jepet lamtumira e fundit, portierit të kombetarës gjermane Enke

I jepet lamtumira e fundit, portierit të kombetarës gjermane EnkeDhjetëra mijëra tifozë u jane bashkuar sot familjarëve, shokëve dhe bashkëlojtarëve, për t’i bërë nderimet e fundit portierit të kombëtares gjermane Robert Enke.

Në ceremoninë përkujtimore mbajtur në fushën ku Enke kishte luajtur futboll, ishin tubuar 45 mijë njerëz. Mijëra qytetarë e kishin nderuar atë jashtë dyerve të stadiumit duke ndezur qirinjë dhe hedhur lule në hyrje të selisë së klubit.

Në sfond të ceremonisë ishte himni “Ti kurrë nuk ke për të vdekur” i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve.

Enke u vetëvra në moshën 32 vjeçare, pas një depresioni të gjatë të shkaktuar nga vdekja e vajzës së tij dy vjeçe. Ai do të prehet në varrezat afër Hanoverit, pranë varrit të së bijës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni