Home » Kampionati Kosovar » Hysi kampion i Kosovës

Hysi kampion i Kosovës

Skuadra nga Podujeva, Hysi, është shpallur kampion i Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, pas fitores së arritur ndaj Trepçës 89’ me rezultat 5-1 para rreth 5000 të pranishmëve në impiant.

Kastriot Rexha hapi serinë e golave (13’) para se Enis Zabërgja ta dyfishojë epërsinë. Mentor Zhdrella shënoi për 3-0, kur dy golat tjerë për kampionët e rinj i shënoi Zabërgja që kompletoi hettrikun dhe filloi festën në Merdare.

Ferizaji i dha lamtumirën e fundit Superligës me humbjen e pësuar nga Vëllaznimi, ndërsa ndeshja tjetër mes Trepçës dhe Flamurtarit është ndërprerë me pretekst të skuadrës nga kryeqyteti se nuk ka forca policore të pranishme në stadium.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni