Home » Kampionati Kosovar » Hysi do të kërkoj pikë në “Riza Lushta”

Hysi do të kërkoj pikë në “Riza Lushta”

Skuadra e Hysit kërkon të dalë me të paktën një pikë nga stadiumi “Riza Lushta”. Lideri i klasifikimit, Hysi, të mërkurën (sot) nga ora 16:00 luan si mysafir me Trepçën ’89, në derbin e javës së katërt të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Mbrojtësi i majtë i Hysit, Fisnik Papuçi, ka thënë se skuadra llapjane në Mitrovicë do të udhëtojë për fitore, por nëse kjo nuk është e mundur të realizohet, atëherë do të kënaqet edhe me barazim.

“Ne kemi ekip cilësor dhe kemi luajtur mirë deri më tani. Në Mitrovicë shkojmë për fitore. Do të isha i kënaqur edhe me barazim, ndërsa humbjen nuk e pranojmë. E dimë që përballë kemi një kundërshtar mjaft serioz. Trepça ’89 ka treguar lojëra cilësore deri më tani. Nuk do të jetë aspak lehtë për ne, por lehtë nuk do të jetë as për vendasit”, ka thënë Papuçi të martën.

Hysi në tri xhirot e para ka mbledhur gjashtë pikë. Ka mposhtur Lirinë dhe Drenicën në shtëpi, ndërsa ka humbur nga Prishtina si mysafir. Skuadra e rikthyer në elitë, Trepça ’89, ka tubuar katër pikë. Ka mposhtur Trepçën, ka barazuar me Ferizajn, ndërsa ka humbur nga KEK-u.

Hysi në Mitrovicë udhëton pa sulmuesin e lënduar Labinot Osmani, derisa Trepça ’89 është e kompletuar.

Gardiani i Trepçës ’89, Enis Mangjolli, ka thënë se mysafirët janë favoritë. Me gjithë këtë, Mangjolli ka njoftuar se skuadra e tij kërkon ta kompensojë humbjen e javës së kaluar nga KEK-u.

“Do të jetë një lojë shumë e fortë. Hysi është favorit pasi ka ekip më të kompletuar dhe prej fillimit ka shpallur kandidaturë për titull. Mirëpo, llapjanët nuk do ta kenë aspak lehtë, sepse kemi ndërmend të kompensojmë humbjen nga KEK-u që ishte e papritur”, ka thënë Mangjolli.

Të mërkurën luhen edhe pesë ndeshjet e tjera të javës së katërt.

Raiffeisen Superliga – IV

E mërkurë (16:00)

Trepça ’89 – Hysi
Drenica – Besa
Ballkani – KEK-u
Ferizaj – Trepça
Prishtina – Vëllaznimi
Flamurtari – Liria

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni