Home » Kampionati Shqiptar » Hyseni i përfshirë në rrahje mund të suspendohet disa javë

Hyseni i përfshirë në rrahje mund të suspendohet disa javë

1Tiranë, 8 dhjetor – Ndeshja Gramozi – Laçi ka nisur si një takim normal mes dy skuadrave të kategorisë superiore, por ka përfunduar mes breshërish gurësh, sendesh të forta, thyerje xhamash, madje edhe me lojtarë që kanë përfunduar në spital.

Kështu e përshkruan “Panorama sport” epilogun e takimit të kampionatit shqiptar zhvilluar të dielën në Ersekë. Në njërën pjesë të rrëfimit media shqiptare bënë të ditur se ishte përfshirë edhe lojtari kosovar i Gramozit, Genc Hyseni. Një përplasje mes Hysenit dhe lojtarit mysafir Jetmir Nino ka nxitur rrahje masive në dhomat e zhveshjes, ku për pasojë Nini ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Irritimi i vendasve, sipas raporteve nga Tirana, ka ardhur pas një penalltie, sipas tyre të padhënë nga arbitri Kridens Meta. Pak minuta më vonë Laçi shënon dhe inati i tifozëve kaloi çdo kufi. Tetë minuta shtesë sollën sërish një gol të laçianëve dhe golin e nderit të vendasve. Ndeshja u mbyll 2:1 për mysafirët.

Menjëherë pas përfundimit të takimit në fushën e lojës kanë përfundur sende të forta, shishe, gurë, karrige të stadiumit të hedhura nga tifozët vendas.
“Në këtë rrëmujë ka rrezikuar jetën Jetmir Nino. Futbollisti i Laçit është goditur me grushte e shkelma nga disa futbollistë të Gramozit në hyrje të dhomave të zhveshjes, duke përfunduar në spital në gjendje kome. Pas një shkëmbim fjalësh mes Ninos dhe futbollistit të Gramozit, Hyseni, ky i fundit nuk ka kursyer grushtet për të. Pas kosovarit në breshëri njëri pas tjetrit kanë qëlluar lojtarin e Laçit edhe disa futbollistë të tjerë të skuadrës vendase.

Nino është dërguar me ambulancë menjëherë në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mjekëve ai ka qenë në gjendje kome dhe është dashur menjëherë ndërhyrja e këtyre të fundit për ta risjellë në vete”, shkruan “Panorama sport”, të hënën.
Komisioni i disiplinës i FSHF-së pritet të vlerësojë shkallën e incidentit në takimin e së mërkurës. Po këtë ditë pritet të jepen ndëshkimet për autorët e përfshirë në rrahje. Burime nga Tirana thonë se ata që sulmuan lojtarin e Laçit, përfshirë edhe kosovarin Genc Hyseni, mund të pezullohen nga pesë deri në dhjetë ndeshje.
Hyseni në Gramoz është transferuar këtë edicion.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni