Home » Futboll » Hyka i kërkuar edhe nga italianët

Hyka i kërkuar edhe nga italianët

Futbollisti Jahmir Hyka që luan për skuadrën e elitës gjermane, Mainz ka pasur paraqitje të mirë gjatë stinorit vjeshtor në kampionatin gjerman.

Ai nuk ka pasur paraqitje standarde, por për aq minuta sa iu është dhënë rasti ka dëshmuar lojëra solide. Futbollisti i kombëtares shqiptare është i kërkuar edhe nga klubet italiane. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për dy skuadra të Serie A, por karakteristikë është se emri i tyre nuk theksohet.

Gjasat janë të mira që Hyka të jetë në Serie A të Italisë dhe të dëshmojë vlerat e tija që më gjasë mund të ketë edhe minutash më shumë. Hyka megjithëse po dëshmon lojëra të mira në ndeshjet miqësore me skuadrën e Mainzit, janë të gjitha mundësitë që ai të kalojë në Itali.

Nëse vitin e kaluar dështoi tratativa e kalimit të mesfushorit të Kombëtares te skuadra e njohur, Palermo, pasi Mainz nuk pranoi këmbimin me Maurizio Ciaramitaro, tani Jahmir Hyka i ka të gjitha mundësitë të luajë në fushat e Serie A italiane. Huka ndiqet nga dy skuadra italiane dhe ekzistojnë mundësitë që Hyka të zbarkojë në Itali me formulën e huazimit, por e shoqëruar kjo me të drejtën e blerjes së kartonit.

Futbollisti Hyka ka qenë më parë pjesë e Rosenborgut në Norvegji dhe Olympiakos të Greqisë, përpara se të luante me Tiranën. Nga ana tjetër, në mediat shqiptare flitet se edhe futbollisti Elis Bakaj mund të bashkohet me Erion Bogdanin te Chievo në Serie A.

Lajmi është dhënë nga faqja italiane e specializuar për fatet kalimtare, Tuttomercatoweb.com. Sipas saj, Chievo është duke ndjekur mesfushorin 22-vjeçar të Dinamos, njëherësh edhe shënuesin më të mirë në 17 javët e para, me gjithsej dhjetë gola.

Drejtuesit e Chievos kanë parë disa DVD-i nga ndeshjet e ish-lojtarit të Partizanit dhe priten të nisin bisedimet me futbollistin dhe agjentin e tij. Për Bakajn kanë shfaqur interes edhe gjermanët e Borussia Dortmundit dhe azerbajxhanasit e Inter Baku.

Bakaj, futbollisti më i mirë i kampionatit shqiptar për vitin 2009, aktualisht ndodhet në grumbullim me Dinamon në Antalia të Turqisë. Bakaj tash do të vendoset se në cilën skuadër mund të luajë në pranverë ose mund të qëndrojë në skuadrën e tanishme të Dinamos.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni