Home » Futboll » Huntelaari ka lënë pa ‘frymë’ Cataninë

Huntelaari ka lënë pa ‘frymë’ Cataninë

Futbollisti Huntelaar ishte inkuadruar në lojë në minutën e 84-të në radhët e Mimilani0000lanit dhe pak kush ka menduar se do të vendos edhe fituesin e ndeshjes.

Zhvillohej minuta e 90-të Catania-Milan rezultati 0:0 dhe adhuruesit ishin pajtuar më këtë rezultat. Ishte minuta e 92-të që sipas gjyqtarëve edhe dy minuta çdo gjë do të merr fundin me një rezultat të bardhë, 0:0. Në skenë zëvendësuesi Huntelaar duke e pranuar një top të bukur nga Inzaghi dhe me mjeshtri shënoi golin 0:1 për Milanin.

Kur pritej në çdo çast gjyqtari të jep shenjë për përfundimin e kësaj ndeshje, sërsih Huntelaar, por kësaj radhe shënoi një evrogol për rezultatin 0:2 dhe ky gol gjatë do të mbahet në mend. Milani në kohën shtesë të lojës arkëtoi tri pikë, duke iu falenderuar lojës mjeshtrore të Huntelaarit.

Milani zë vendin e dytë me 28 pikë ose mbetët shtatë pikë më pak se lideri, Interi. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni