Home » Kampionati Shqiptar » Humbje shokuese e liderit

Humbje shokuese e liderit

dinamooMë në fund ndalet dhe Dinamo. Madje pëson një humbje shokuese, të thellë dhe që e ngatërron jo pak situatën psikologjike të kryesuesve të kampionatit.

Natyrisht, terreni i stadiumit të Peqinit ka qenë tepër i rënduar dhe mund të përdoret nga Dinamo si shkak për këtë humbje 4:0, por rezultati i thellë nuk lë shumë vend për diskutime.

Shkumbini i ka bërë “dhuratën” më të bukur të fund-vitit kampionatit, kur dukej se titulli kampion ishte punë e kryer tashmë, e kishte fituar Dinamo.

Frenimi i bluve i ka dhënë mundësinë e Besës, ndjekëses më të afërt, që të tentojë patjetër të dielën fitoren në Korçë, për ta zvogëluar diferencën me kreun, në 11 pikë.

Po kështu, stimul moral do të jetë humbja e Dinamos edhe për Apoloninë dhe Tiranën, që mbajnë aktualisht vendin e tretë dhe të katërt, dhe që do të ndeshen të dielën mes tyre në “Qemal Stafa”.

Megjithatë, java e 16-të ka thyer një “mit”, apo “tabu”, sikurse mund ta quajmë. Dinamo ka pësuar humbjen e parë, e cila është mjaft e hidhur, pasi është e thellë dhe nuk lë asnjë vend për justifikime.

E ka merituar Shkumbini i Peqinit, i cili, edhe me një “dorë kavajase”, atë të trajnerit të sapoemëruar, Përparim Daiut, ka shënuar katër gola, falë luftës burrërore sportive, shpirtit të lartë të garës, çka ka bërë edhe diferencën. Te fitorja, shumë e çmuar, dhe që jep shpresë për vazhdimësinë e garës, është kthyer Flamurtari.

Në ndeshjen e luajtur në Vlorë, skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka fituar 2:0 ndaj Gramozit të trajnerit Canaj. Në njëfarë mënyre, Flamurtari është hakmarrë për eliminimin që i bëri Gramozi nga Kupa e Shqipërisë, qysh në 1/16 finale.

Në derbin e Laçit me Kastriotin ka vendosur kapiteni vendas, Julian Brahja, që ka kthyer në gol një goditje dënimi. Gol i shënuar qysh në pjesën e parë, por që ka mbetur në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Peza, i cili ka drejtuar një sfidë të luftuar fort nga të dyja palët.

Rezultatet

Flamurtari-Gramozi 2:0

Laçi-Kastrioti 1:0

Shkumbini-Dinamo 4:0

1. Dinamo 16 13 2 1 31:13 41

2. Besa 15 7 6 2 14:7 27

3. Apolonia 15 7 3 5 23:17 24

4. Tirana 15 6 5 4 15:12 23

5. Teuta 15 7 1 7 16:20 22

6. Shkumbini 16 6 3 7 19:18 21

7. Laçi 16 5 5 6 15:16 20

8. Kastrioti 16 5 4 7 16:18 19

9. Vllaznia 15 4 3 8 12:19 15

10. Gramozi 16 3 6 7 11:20 15

11. Skënderbeu 15 3 5 7 16:20 14

12. Flamurtari 16 3 5 8 11:19 14 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni