Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Holandezët pa bashkëshorte në Botëror

Holandezët pa bashkëshorte në Botëror

holandHagë, 2 dhjetor – Asnjë futbollist i përfaqësueses së Holandës nuk do të ketë mundësinë të marrë me vete familjen e tij në finalet e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”.
Ky vendim është marrë nga Federata Holandeze e Futbollit, me kërkesë të trajnerit Bert  van Marvijk. Vendimi përligjet me arsyetimin se familja, sidomos gratë, ndikojnë negativisht në rendimentin e futbollistëve.
Në fakt, prania e bashkëshorteve të futbollistëve në evenimente të tilla është parë gjithmonë me skepticizëm dhe nuk kanë qenë të rralla rastet kur shumë federata e kanë ndaluar praninë e tyre nëpër botërorë apo evropianë.
Për vetë Holandën një praktikë e tillë rikthehet pas shumë vitesh. /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni