Home » Skijim » Hoelzl triumfoi në Lienz

Hoelzl triumfoi në Lienz

Gjermania Kathrin Hoelzl është fituese e sllallomit të katërt të këtij edicioni, i cili në kuadër të Kupës së Botës është zhvilluar në Lienz të Austrisë.

Hoelzl deri te triumfi ka arritur me kohën prej 2:16.61 minuta, me përparësi prej pesë të qindtave në krahasim me italianen Manuela Moelgg, derisa vendi i tretë i ka takuar Taina Bairoz nga Franca. Përveç triumfit të Hoelzl kjo garë është veçuar edhe me rrëzimin e fitueses aktuale të Kupës së Botës, amerikanes Lindsey Vonn në lëshimin e parë, e cila e ka lënduar krahun e majtë, ndërsa ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi i saj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës ende kryeson Vonn me 581 pikë, 50 më shumë se gjermania Maria Riesch. Garat në Lienz do të vazhdojnë të martën në disiplinën e sllallomit, derisa gara e ardhshme e sllallomit të madh është në program më 16 janar në Maribor të Sllovenisë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni