Home » Skijim » Hirscher kremton fitoren e parë

Hirscher kremton fitoren e parë

HirscherSkijim: Kupa e botës- Sllallom i Madh-meshkujt

Në Val d’Isere në shtegun Belleverde fitoren e parë në karrierën e tij e shënoi austriaku i ri Marcel Hirscher, para italianit Massimilian Blardone dhe Benjamin Raicha, ky i fundit mori edhe kryesimin në renditjen e përgjithshme nga zvicerani Carlo Janka, i cili në tri garat e fundit ose doli nga shtegu ose u tërhoq nga gara.

Skiatori i ri austriak Marcel Hirscher i solli fitoren e tretë Austrisë në ditët e fundit në Val d’Isere, pas fitores së Benjamin Raich, dhe atë të Michael Walchhofer. Raich ka shfrytëzuar për mrekulli dobësitë e skiatorit zviceran Carla Janke në Val d’Isere që të vihet në krye të renditjes dhe për t’u bërë kandidatë kryesor për titullin e këtij edicioni garues.

Shtegu: Val d’ Isere

Lart. mbidetare

Në start: 1840

Në finish: 1639

Temp: -4

Rezultatet Sllallom i Madh

1. Marcel Hirscher (Aut) 2:16.28

2. Massimiliano Blardone (Ita) +0.77

3. Benjamin Raich (Aut) +1.32

4. Manfred Moelgg (Ita) +1.40

5. Aksel Lund Svindal (Nor) +1.53

Renditja e përgjithshme

1. Benjamin Raich (AUT) 486 pikë

2. Carlo Janka (Zvic) 460

3. Didier Cuche (Zvic) 384

4. Aksel Lund Svindal (Nor) 288

5. Ted Ligety (SHBA) 281 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni