Home » Kampionati Italian » Higuain: Napoli mund ta mposhtë këdo

Higuain: Napoli mund ta mposhtë këdo

higuain-napoli-mund-ta-mposht-euml-k-euml-do_2_hdSulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, thotë se skuadra e tij mund ta mposhtë çdo kundërshtar, pas fitores në Super-Kupën e Italisë ndaj Juventusit.

Argjentinasi shënoi dy herë në ndeshjen e zhvilluar në Doha të Katarit. Pasi që koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë (1-1 dhe 2-2), ndeshja shkoi drejt penaltive, ku Napoli fitoi me rezultat 6 me 5.

“E vërteta është se patëm ndeshje të mrekullueshme. Jam krenar me skuadrën. Treguam se kur kemi dëshirë dhe intensitet mund t’i mposhtim të gjithë”, tha argjentinasi për Rai Sport.

“Jam shumë i lumtur për këtë Super Kupë. Falënderoj skuadrën, pasi që dhamë gjithçka për të fituar ndeshjen. Kjo është për Presidentin e klubit, fansat që po shikojnë nga larg. Na duhej kjo fitore për të dalë nga pozita aktuale”, tha Higuain.

Higuain ka shënuar 12 gola në 25 ndeshje për Napolin këtë stinor.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni