Home » Futboll » Hiddink planifikon të kthehet në Angli

Hiddink planifikon të kthehet në Angli

Moskë, 15 janar – Guus Hiddink është në plan të parë si zëvendësim eventual i Rafa Benitezit në Liverpool, pasi ka pranuar se dëshiron të kthehet në Angli.

Ardhmëria e Benitezit tek Liverpooli është shumë pa perspektivë, pasi ekipi ka luajtur njërin ndër stinorët më të dobët deri më tani. Presioni është rritur pas humbjes kundër ekipit të Reading në FA Kupën angleze.

Hiddink shpreson të largohet nga posti i trajnerit të Rusisë pasi ajo nuk arriti të kualifikohet për Kampionatin Botëror, ndërsa në përpjekjet e tij për tu kthyer në Angli, ai shpreson se do të gjejë përkrahje tek Roman Abramovich.

“Më duhet të bisedoj me kryetarin e federatës para se të përcaktohem për ardhmërinë time, por e vërtetë është se do të dëshiroja të jem trajner në Angli. Pas përkrahjes së pa rezervë që mora nga Abramovich, më duhet që për çfarëdo transferi në ishull të diskutoj me të”, ka përfunduar Hiddink

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni