Home » Futboll » Henri përgatitet për të marrë përsipër përgjegjësitë

Henri përgatitet për të marrë përsipër përgjegjësitë

Thierry_Henry_682x4_450911aI vetëm, i braktisur, por me shumë dhimbje. Kështu ndihet Tierri Henri, ende pa kaluar një javë nga prekja e topit me dorë kundër Irlandës, që ka bërë të shpërthejë një polemikë ndërkombëtare.

Francezi lajmëron te “L‘Equipe”, se pavarësisht gjithçkaje “nuk do ta braktisë vendin e tij” dhe se po përgatitet për të marrë përsipër përgjegjësitë.

Mbi të gjitha Henri rindërton skenën e krimit, duke theksuar detajet që vlejnë: “E vetmja gjë për të cilën pendohem, është që festova pas golit, nuk duhet ta kisha bërë. Por ishte një ndjenjë e pakontrollueshme pas gjithë saj që kishim kaluar. Megjithatë, u pendova për këtë dhe prandaj shkova të ngushëlloj çdo kundërshtar dhe në dhomat e zhveshjes as nuk kemi festuar.

Kam kërkuar falje brenda dhe jashtë fushës”. Por nuk ka mjaftuar. “Përveç miqve të mi, thotë Henri, askush nuk më ka mbështetur. Në ditët pasuese jam ndier vërtet i vetëm”. Dhe këtu nis siluri i parë ndaj federatës franceze, që akuzohet se nuk ka mbrojtur shënuesin më të mirë të historisë së “Bleus”.

Kjo e ka shtyrë lojtarin të vihet në dilemë: “Kam menduar të tërhiqem nga kombëtarja. Të premten isha konfuz dhe nuk është hera e parë. Më ka ndodhur edhe më 2006-n e më 2008. Por megjithatë, nuk do të mundesha të braktisja atdheun tim”, përfundon ai.    /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni