Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Henri kundërshton FIFA-n

Henri kundërshton FIFA-n

thierry_henry2Më mirë vonë se kurrë, edhe pse tani është vërtet shumë vonë.

Henri, në qendër të kontestimeve të shumta për prekjen me dorë, që solli golin e kualifikimit nga Galas, zbret për befasi kundër FIFA-s dhe pranon: “Ripërsëritja e ndeshjes Francë-Irlandë do të ishte më e drejtë”.

Këto ishin fjalët e pakta pas refuzimit të kërkesës së irlandezëve nga ana e organit më të lartë të futbollit botëror. Shumë vonë, sepse FIFA nuk mundet të kthehet në hapat e saj dhe të kënaqë kombëtaren e Trapatonit.

Por kjo lëvizje e tij është ndoshta e mjaftueshme për të evituar diskualifikimin e mundshëm të tij. Megjithatë, kjo nuk do t‘i mjaftojë Trapatonit dhe kombëtares së tij, që, për fat të keq, do të duhet ta shikojë ndeshjen nga televizori.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni