Home » Hendboll » Hendboll: Përfaqësuesja e Kosovës U21 e pafuqishme ndaj Zvicrës

Hendboll: Përfaqësuesja e Kosovës U21 e pafuqishme ndaj Zvicrës

Përfaqësuesja hendboll-p-euml-rfaq-euml-suesja-e-kosov-euml-s-u21-e-pafuqishme-ndaj-zvicr-euml-s_hdU-21 e Kosovës e ka nisur me humbje kampanjën para-kualifikuese për Kampionatin Botëror “Brazil” 2015. Djelmoshat e Alfred Llazarit u mposhtën nga Zvicra, 21:35, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Pallatin e Sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa e mbyllën pjesën e parë me 7 gola dallim, 17:10. Ajo çka mundën të bënin kosovarët ishte barazimi i rezultatit tri herë gjatë takimit, por nuk ishin të fuqishëm për t’ju bërë ballë “Helvetikëve”, të cilët në pjesën e dytë e konfirmuan forcën e tyre, të cilën e shfaqën në atë të parë, raporton Zëri.

Te Kosova, më të dalluarit ishin Egzon Gjuka (8 gola) dhe Oltion Beshiri (6), ndërsa tek mysafirët, më të shquarit ishin Kuttel (8) e Moggi (6). Në duelin tjetër, të zhvilluar po ashtu sonte, Bjellorusia e mundi Malin e Zi, 31:25. Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese në kuadër të Grupit 5 ndaj Bjellorusisë të shtunën, duke filluar nga ora 19:30. Kurse, në duelin tjetër luajnë Mali i Zi dhe Zvicra (17:30).

Kjo është hera e parë që Përfaqësuesja U-21 e Kosovës e zhvillon një ndeshje zyrtare, respektivisht kualifikuese. Kjo erdhi si rezultat i pranimit të Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) me të drejta të plota në IHF dhe EHF.

Kosovarët shpresojnë ta mbyllin këtë kampanjë në mënyrë të suksesshme, ndërsa në lojë i kanë edhe dy ndeshje. Ata e kanë mundësinë të përmirësohen në dy duelet e ardhshme, ndaj Bjellorusisë dhe Malit të zi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni