Home » Hendboll » Hendboll, luhet rrethi i parë i Kupës së Kosovës

Hendboll, luhet rrethi i parë i Kupës së Kosovës

36Këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll, është njoftuar të hënën nga Federata e Hendbollit të Kosovës.

Vetëm ndeshja Besa Famiglia – Liridoni do të luhet të martën (sot) me fillim në orën 19:30. Ditën e mërkurë në program janë ndeshjet: Trepça – KEK-u (18:00), Prishtina – Llapi (18:30), Vëllaznimi – Prizreni (16:00) e Drita – Lepenci (18:00).

Ndërsa, ndeshjet Rahoveci – Drenica (15:00) dhe Kosova – Vojsa do të luhen të enjten.

Në konkurrencën e femrave në kuadër të rrethi të parë do të zhvillohen dy ndeshje: Trepça – KEK-u (16:30) të mërkurën dhe Istogu – Llapusha (11:00) të enjten.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni