Home » Hendboll » Hektor Dobroshi dhe Kaltrina Beka – më të mirët

Hektor Dobroshi dhe Kaltrina Beka – më të mirët

Portieri i klubit të hendbollit Prishtina, Hektor Dobroshi te meshkujt dhe hendbollistja Kaltrina Beka, janë shpallur laureatët më të mirë për vitin 2009 nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Në ceremoninë e organizuar në restorantin “Te Rrethi” në Prishtinë, ku morën pjesë personalitetet e ndryshme të jetës politike, kulturore dhe sportive, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja. Kryetari Devaja tha se viti 2009 ka qenë vit i suksesshëm më të arritura në fushat e ndryshme qoftë në rrafshin kombëtar qoftë në atë ndërkombëtar.

Pas shpalljes së Dobroshit ndër dhjetë më të mirët janë edhe Aldrin Zeka (Besa Famiglia), Bardhyl Abazi (Kastrioti), Muhamed Maloku (Kastrioti), Arbër Curri (Vëllaznimi), Enis Kabashi (Prishtina), Riad Shabanaj (Kosova), Valbon Shala (Besa Famiglia), Astrit Shala (Trepça) dhe Muhamet Dubovci (Drenica).

Hektor Dobroshi është i lumtur që e ka fituar epitetin e më të mirit. “Ky çmim më obligon që të ardhmen të punoj më shumë dhe të arrijë rezultate edhe më kulmore”, tha Dobroshi.

Në konkurrencën e femrave, pas hendbollistes më të mirë Kaltrina Beka, radhiten në mesin e dhjetë më të mirave: Lumnije Hyseni (Prishtina), Shqipe Tahiri (Kosova), Shqipe Kërtoku (Prishtina), Shpresa Fazlija (Shqiponja), Valbona Ndrecaj (Kastrioti), Bjondina Sylejmani (Drita), Burneta Rama (Shqiponja), Nertille Kusari (Vëllaznimi), Behie Selmani (Trepça).

Kaltrina Beka, është shprehur e gëzuar për këtë çmim që ka marrë nga FHK-ja. “Është një ndjenjë e mirë që të fitosh një çmim më e mira ndër më të mira. Këtë epitet e kam merituar dhe më bënë edhe më synime më të mëdha që me skuadrën time, Kosova, të luftojmë për të gjitha trofetë në vitin 2010”, tha Beka.

Hendbollisti më i mirë ndër juniorët është shpallur Arbër Berisha, anëtar i KH Drita nga Gjilanit, pas tij renditen: Jahja Mziu (Trepça), Vlerëson Zherka (Kastrioti), Vedat Llapashtica (Prishtina), Kreshnik Krasniqi (Besa Famiglia), Hamdi Salihu (Kastrioti), Kastriot Jupa (Vëllaznimi), Zekirja Mikullovci (Kosova), Sylë Sylaj (Liridoni) dhe Shpëtim Mehmeti (Drenica).

Epiteti i trajnerit më të mirë të vitit 2009 i ka takuar Fatmir Sylës, trajner i Kastriotit të Ferizajt, ndërsa klubi më i mirë Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) dhe Prishtina (femrat). Te juniorët klubi më i mirë shpallet Trepça e Mitrovicës, te kadetët Kastrioti dhe të pionierët Besa Famiglia. Te femrat klubi më i mirë te kadetet është Shqiponja e Gjakovës, ndërsa te pionieret Drita e Gjilanit.

Gjyqtarët më të mirë janë shpallur Afrim Azemi dhe Eshref Beqiri. Me mirënjohje të veçantë nderohet edhe Taib Kabashi, trajner i kombëtares së Kosovës U-18, i cili ka pasur sukses të madh në Hungari, duke e zënë vendin e tretë me kombëtaren.

Me mirënjohje nderohet edhe Kimete Mazrekaj (Shqiponja), për punën që ka bërë me grup-moshat e reja. Punëtori më i dalluar sportiv shpallet Nebi Zariqi (KHF Prishtina), ndërsa me mirënjohje për kontribut të dhënë në KH Besa Famiglia dallohet Hamëz Idrizi, pastaj donatori nga Mitrovica Jusuf Haxhimehmeti dhe Zeqë Jasiqi anëtar i KH Liridoni ka Deçani.

Më mirënjohje postmortum nderohet Mustafë Rezniqi, Fazli Haxhiu, Asllan Jahja. Me mirënjohje është nderuar edhe Agim Binaku, redaktor në RTV 21 dhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës etj./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Hektor Dobroshi dhe Kaltrina Beka – më të mirët "

  1. florianaaaa says:

    ooooooooo zemra jeme kaltrooo urimeee e ki merituuuu aaaaaaaa zemerrr te duaa kaltrina beka <3<3

Komentoni