Home » Boks » Haye, kampion i ri i botës

Haye, kampion i ri i botës

david-hayeNuremberg, 8 nëntor – Britaniku David Haye ka fituar titullin e botës në peshën e rëndë në versionin WBA.

Haye të shtunën mbrëma në Nuremberg të Gjermanisë ka mposhtur me pikë pas 12 raundeve kampionin Nikolay Valuev. Për Hayen kjo ishte vetëm lufta e tretë në kategorinë e rëndë. Ai ishte kampion absolut në kategorinë “cruiser”.

“Më është realizuar ëndrra. Mendoj se sonte kam boksuar mençur. Kisha dhembje në dorën e djathtë dhe nuk e përdora shumë”, ka thënë Haye. Ndonëse për 22 centimetra më i shkurtër dhe për 40 kilogramë më i lehtë, Haye e dominoi Valuevin.

Për Hayen kjo ka qenë fitorja e 23-të në boksin profesionist, ndërsa për Valuevin vetëm humbja e dytë, karshi 51 fitoreve.

“Më vjen keq që i zhgënjeva tifozët. Lufta u vendos në raundin e fundit. Qysh në fillim kisha vështirësi të përballem me kundërshtarin, pasi ai ishte shumë i shpejtë. Kemi 40 kilogramë dallim”, ka thënë Valuev.>

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni