Home » Boks » Haxhi Krasniqi humb nga Braehmer, Xhila kampion në versionin GBU World

Haxhi Krasniqi humb nga Braehmer, Xhila kampion në versionin GBU World

Haxhi Krasniqi humb nga Braehmer, Xhila kampion në versionin GBU WorldHaxhi Krasniqi kishte disa goditje të forta në raundin e nëntë, por gjermani pavarësisht se ishte gati të rrëzohej arriti të qëndronte në këmbë.

Përpos kësaj gjermani “dridhi” Krasniqin që pësoi nokdaun.
Krasniqi pëson nga Braehmer, Xhila kampion në versionin GBU World
Pas raundit të nëntë ekipi i Krasniqit dorëzoi meçin.

Juergen Braehmer ka mposhtur Haxhi Krasniqin për t’u shpallur edhe një herë kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA.

Pas raundit të nëntë ekipi i Krasniqit dorëzoi meçin.

Haxhi Krasniqi kishte disa goditje të forta në raundin e nëntë, por gjermani pavarësisht se ishte gati të rrëzohej arriti të qëndronte në këmbë. Përpos kësaj gjermani “dridhi” Krasniqin që pësoi nokdaun.

Raundi i tetë ishte më i barabartë. Krasniqi për disa momente humbi kontrollin e ndeshjes.

Edhe katër raunde tjera deri në përmbyllje të meçit.

Meç i fortë ishte edhe në raundin e shtatë, që ishte më i barabartë se të kaluarit. Krasniqi pati disa goditje të forta duke e “tronditur” Braehmerin.

Juergen Braehmer në raundin e gjashtë dominoi ndaj Haxhi Krasniqit duke e rrezikuar disa herë.

Në raundin e pestë Braahmer mori iniciativën, por Haxhi Krasniqi arriti t’i bënte ballë sulmeve të kampionit.

Në raundin e katërt përballja ishte më e barabartë deri në momentet e fundit kur Krasniqi ishte afër nokautimit të Braehmerit.

Krasniqi ishte më i mirë edhe në raundin e tretë duke e “kërcënuar” disa herë kampionin e botës.

Gjatë gjithë raundit të dytë Braehmer mbështetej te Krasniqi që vazhdimisht e grushtonte gjermanin 36-vjeçar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni