Home » Boks » Haxhi Krasniqi : Do të kthehem fuqishëm

Haxhi Krasniqi : Do të kthehem fuqishëm

Haxhi Krasniqi : Do të kthehem fuqishëmKrasniqi e di që ka lëshuar një rast të mirë për të fituar titullin e botës në boksin profesionist.

Kjo bën që boksieri kosovar ta pranojë edhe më vështirë disfatën që e pësoi të shtunën mbrëma nga gjermani Juergen Braehmer në Rostock të Gjermanisë. Braehmer e mbrojti titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë, në versionin WBA.

Krasniqi ishte sfidues i tij dhe doli të jetë kundërshtar mjaft i fortë për 36-vjeçarin Braehmer. Por paraqitja e junikasit të shtunën nuk ishte e mjaftueshme për t’ia marrë titullin gjermanit. Krasniqi e dorëzoi meçin pas raundit të nëntë, kur nuk u ngrit fare për të zhvilluar raundin e dhjetë.

Pas disa goditjeve të Braehmerit, Krasniqi pësoi lëndim, përkatësisht çarje të madhe në buzën e sipërme dhe në kampin e tij vlerësuan se meçi nuk duhej të vazhdonte. Në fund të raundit të nëntë, Braehmer tregoi përvojën dhe cilësinë e tij duke i dhënë disa goditje rresht Krasniqit.

Njëra goditi rrëshqitshëm buzën e Krasniqit dhe e çau dukshëm atë. Krasniqi humbi kontrollin paksa, gjyqtari në ring i numëroi, por kosovari vazhdoi luftën. E mbaroi atë raund, por jo edhe më shumë.

Pritjet e Krasniqit, por edhe të tifozëve të tij të shumtë shqiptarë para meçit ishin të mëdha. Krasniqi ishte shprehur i bindur se do të fitonte, dhe kështu do bëhej shqiptari i parë që fiton titull të botës në boks.
Krasniqi të dielën është ndier shumë i mërzitur. Është ndier ashtu për mundësinë e lëshuar dhe që nuk i gëzoi tifozët me titull.

“Meçi ishte shumë i mirë, ishte emocional. Veten gjatë tërë kohës e kam ndier shumë mirë. Kam pasur momente të vështira, por asnjëherë nuk kam menduar se nuk do të fitoj”, ka thënë Krasniqi të dielën për “Kohën Ditore”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni