Home » Formula 1 » Haug: Mosha e Schumacher nuk është problem

Haug: Mosha e Schumacher nuk është problem

Pronari i Mercedesit, Norbert Haug, ka besim se mosha e Michael Schumacherit nuk do të jetë një faktor ndikues në formën e gjermanit këtë sezon.

Pas rikthimit të bujshëm, mosha e 7-herë kampionit të botës, që pas pak kohësh mbush 41 vjet, është çështja më e debatuar midis të apasionuarve të Formulës 1 në kohë të fundit. Por, bosi i skuderisë nga Shtutgarti, Norbert Haug është i sigurt se vitet që mban mbi supe Shumi nuk do të jenë aspak problem.
“Në Formula 1 nuk llogaritet vetëm rinia dhe forca fizike, si të ishte një garë atletike, por edhe përvoja, inteligjenca dhe intuita. Prandaj, besoj se Schumacheri i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për të qenë fitues. Rubens Baricelo është 37 vjeç dhe sezonin e kaluar luftoi për titull. Pse të mos e bëjë edhe Shumi, që ka vetëm tre vjet më shumë”, u shpreh Haug.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni