Home » Futboll » Hamdi Salihi hero i Rapidit

Hamdi Salihi hero i Rapidit

hamdiFutbollisti Hamdi Salihi është njëri prej futbollistëve shqiptar që po bën kërdinë në futbollin e Austrisë.

Ai në derbin e javës së 16-të me skuadrën e tij, Rapidin, e mposhtën me rezultat 4:1 rivalin e përjetshëm, Austrinë e Vjenës. Hamdi Salihi inkuadrohet në lojë në minutën e 84-të dhe për gjashtë minuta lojë shpërtheu me gol, duke ia siguruar Rapidit fitoren me shifrat 4:1.

Kjo fitore Rapidin e kalon në vendin e dytë me 31 pikë. Në vendin e parë në kampionatin austriak prin Salzburg që ka 34 pikë, Rapidi i dyti me 31 dhe i treti Austria e Vjenës me 29 pikë. Salihi që luan edhe në kombëtaren kuqezi, po dëshmohet sulmues i spikatur dhe shënon si gjithmon në ndeshjet më të rëndësishme te kampionatit austriak.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni