Home » Basketbolli i Kosovës » Hajrizi ka gjasa të mbetet te Trepça

Hajrizi ka gjasa të mbetet te Trepça

Basketbollisti Drilon Hajrizi ka pak gjasa që të mbetet te Trepça, por edhe më pak gjasa që të transferohet te Bashkimi. Hajrizi ka bërë të ditur të hënën se nuk do të transferohet te ekipi prizrenas.

Thotë se këtë vendim e ka marrë për arsye personale. “Do të shikoj për kushtet që më ofrojnë një klub nga Hungaria dhe një tjetër nga Portugalia. Nga kalimi te Bashkimi kam hequr dorë, ndërsa te Trepça qëndroj nëse më plotësohen kushtet që kam kërkuar. Falënderoj Bashkimin për ofertën që më ka bërë”, ka thënë Hajrizi.

Trepça nuk llogarit më në shërbimet e Hajrizit, ndërsa për lirimin e tij i ka kërkuar Bashkimit tetë mijë euro.

Shuma e kërkuar vlerësohet shumë e madhe nga drejtues të Bashkimit, që po ashtu thonë se kanë hequr dorë nga transferimi i njërit prej lojtarëve më të mirë në vend.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni