Home » Kampionati Italian » Guti dëshiron të transferohet te Interi?

Guti dëshiron të transferohet te Interi?

GutiSipas mediave spanjolle, mesfushori i Real Madridit, Guti, mund të kalojë te Interit në afatin e ardhshëm kalimtar, atë të janarit.

Guti është i pakënaqur me trajnerin Manuel Pellegrini dhe me drejtuesit e Realit, pasi u përplas me kilianin tre javë më parë, pas humbjes në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit kundër Alcorcon.

Tash, Corriere dello Sport shkruan se Guti është në kontakt me ish-bashkëlojtarin e tij Wesley Sneijder, duke u interesuar për Interin dhe mundësinë për t’iu bashkuar kampionit të Italisë në muajin janar.

Presidenti Massimo Moratti ka qenë i interesuar të nënshkruar me spanjollin edhe më parë, por për të nuk ka qenë i interesuar trajneri Jose Mourinho./Telegrafi

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni