Home » Futboll » Guardiola: Nuk ishim në formë kur luajtëm me Xerez-in

Guardiola: Nuk ishim në formë kur luajtëm me Xerez-in

Pep_GuardiolaTrajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, tha se ekipi i tij nuk ishte në formën më të mirë në takimin kundër Xerez-it.

Barcelona kaloi në epërsi me golin e Thierry Henry me të filluar pjesa e dytë, por ata rrezikuan deri në minutat shtesë të ndeshjes, kur Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e dytë për të lehtësuar Guardiolën.

“Problem yni ishte si të luajmë, si t’i qasemi ndeshjes, që ishte shumë monotone. Kualiteti jonë e vendosi ndeshjen, pasi asnjëri prej ekipeve nuk krijoi shumë raste”, ka thënë Guardiola.

“Na ka lodhur shumë. Pjesërisht kjo është normale, pasi vijmë nga një ndeshje me shumë tension dhe për këtë arsye bëra ndryshime. Doja të luaj me lojtarë që kishin këmbë dhe mendje të freskëta”, shtoi spanjolli.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni