Home » Futboll » Guardiola: Neuer tashmë është fitues

Guardiola: Neuer tashmë është fitues

guardiola-neuer-tashm-euml-euml-sht-euml-fitues_hdTrajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, mendon se Manuel Neuer, duhet të jetë krenar me të arriturat, edhe nëse nuk e fiton çmimin Fifa Ballon d’Or.

Gjermani është në garë e Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin për çmimin më të madh individual dhe Guardiola beson se ai tashmë është një fitues, edhe nuk e merr trofeun.

“Manu tashmë është fitues. Është një fitore e madhe kur ju ftoheni të fluturoni në Zurich”, ka thënë Guardiola për ueb-faqen e klubit, transmeton Telegrafi.

“Këshilla ime për Manuel është e njëjta që i kam dhënë Franck Ribery një vit më parë: shko dhe kënaqu. Nuk u shqetëso duke menduar nëse do ta fitosh ose jo”.

“Nëse e fiton është mirë dhe nëse jo, sërish është mirë. Manu duhet të jetë krenar me veten pasi është një arritje e madhe të jesh një prej tre më të mirëve në botë”, ka shtuar trajneri spanjoll. /Telegrafi

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni