Home » Futboll » Guardiola ka thënë se Katalunia është shtet më vete dhe ka gjuhën e vet

Guardiola ka thënë se Katalunia është shtet më vete dhe ka gjuhën e vet

pep-guardiolaBarcelonë, 11 dhjetor – Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka iniciuar një debat politik në Spanjë, tema e së cilës nuk është mbyllur kurrë që nga Lufta Civile e Spanjës.

Ai pas përfundimit të ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës e Dinamo Kievit, në konferencë kishte deklaruar se Katalunia është “shtet më vete dhe ka gjuhën e vet”.
Këto komente kanë bërë bujë në mediumet spanjolle, ndërsa e zhurmshme ka qenë gazeta e njohur sportive “Marca”.
Barcelona të mërkurën mbrëma në Kiev ka shënuar fitore ndaj Dinamos me 2:1.

Shpërthimi i Guardiolës erdhi pas një pyetje të gazetarëve ukrainas, se pse trajneri në disa pyetje të caktuara përgjigjej në gjuhën katalunase. Në mos sipas tyre, kjo bëhet që të kuptohet më mirë nga gazetarët katalunas. UEFA nuk punëson përkthyes në gjuhën katalunase.

“Ne jemi shtet me gjuhën tonë dhe kur largohemi nga kufijtë tanë ne e flasim po këtë gjuhë”, ka thënë Guardiola.
Ky reagim i Guardiolës ishte pëlqyer nga gazetarët katalunas që i kishin aplauduar, mirëpo jo edhe nga gjithë spanjollët.

Provincat autonome – Katalunia, Baskia dhe Galicia janë tema të vazhdueshme politike në Spanjë.
Barcelona është kryeqendra e Katalunisë. Barcelona aktualisht është kampione në fuqi e Evropës dhe e Spanjës. Kjo skuadër, të mërkurën pas fitores 2:1 në Kiev ka siguruar biletën për në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. Barcelona ka përfunduar në krye të Grupit F me 11 pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni