Home » Futboll » Greqi, vdes nga infarkti futbollisti i Meksikës

Greqi, vdes nga infarkti futbollisti i Meksikës

28866GREQI- Futbollisti i kombëtares meksikane Antonio De Nigris ka vdekur pas një ataku kardiak të hënën në mëngjes.

Lajmi u bë i ditur nga klubi grek i Larisës, ku De Nigris aktivizohej që nga muaji gusht. Lojtari 31 vjeçar u çua në spital në orët e para të mëngjesit, por mjekët deklaruan se ai mbërriti i vdekur.

Drejtuesit e klubit bënë të ditur se Spitali Universitar i Larisës do të bëjë të ditura shkaqet zyrtare të vdekjes vetëm pas autopsisë.

Antonio De Nigris ka luajtur 16 ndeshje me kombëtaren e Meksikës, përfshirë edhe pjesëmarrjen në Cupën Amerikane në vitin 2001. Ai iu bashku klubit të Larisës nga skuadra turke e Ankaraguçu në gushtin e këtij viti dhe ka luajtur 6 ndeshje këtë sezon.

Vdekja e tij vjen vetëm pak ditë pas vetëvrasjes së portierit të kombëtares gjermane Robert Enke.(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni