Home » Kampionati Francez » Gourcuff futbollisti më i mirë francez, Blanc trajneri më i mirë

Gourcuff futbollisti më i mirë francez, Blanc trajneri më i mirë

26887.pngSipas përzgjedhjes së revistës franceze France Football, mesfushori i Bordeaux Yoann Gourcuff është zgjedhur futbollisti më i mirë francez për Vitin 2009.

Gourcuff, i cili në kampionatin e kaluar e udhëhoqi skuadrën për trofeun e dyfishtë (titullin e kampionit dhe trofeun e Ligës), arriti të tubojë 127 pikë, para sulmuesit të Chelseat Nicolas Anelka (72 pikë) dhe portierit të Lyonit Hug Lloris (61 pikë). Çmimin për trajnerin më të mirë francez e mori strategu i Bordeaux Laurent Blanc (112) para strategut të Arsenalit Arsene Wenger.

Rezultatet për futbollistin më të mirë 2009:

1. Yoann Gourcuff (Bordeaux) 127 pikë

2. Nicolas Anelka (Chelsea) 72

3. Hugo Lloris (Lyon) 61

4. Thierry Henry (Barcelona) 55.5

5. Franck Ribery (Bayern München) 42

Rezultatet për trajnerin më të mirë:

1. Laurent Blanc (Bordeaux) 112 pikë

2. Arsene Wenger (Arsenal) 56

3. Christian Gourcuff (Lorient) 42.5

4. Philippe Montanier (Boulogne/Valenciennes) 41

5. Claude Puel (Lyon) 15 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni