Home » Kampionati Italian » Goli i Xhemailit nuk e sjelli fitoren

Goli i Xhemailit nuk e sjelli fitoren

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, megjithëse ka shënuar gol, skuadra e tij Parma nuk arriti të kthehet me një pikë nga Livorno.

Parma pësoi humbje me shifra 2:1 si mysafirë nga skuadra e Livornos, ndeshje e zhvilluar në kuadër të javës së 19-të të Serie A të Italisë në futboll.

Xhemaili dëshmoi lojë të pëlqyeshme dhe ka shënuar gol në minutën e 68-të për Parmën, duke e zvogëluar epërsinë në 2:1.

Golar për Livornon i shënuan futbollistët Tavano (23’) e Lucarelli (62’). Xhemaili luajti 90 minuta dhe në minutën e 43-të të pjesës së parë është zverdhur me karton. Parma zë vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Livorno e 14-ta me 21 pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni