Home » Liga e Kampionëve » Goli i pabesueshëm i portierit me klip

Goli i pabesueshëm i portierit me klip

BolatLiege, 11 dhjetor – Portieri turk Sinan Bolat është bërë hero i Standardit të Lieget, të mërkurën mbrëma. Bolat ka shënuar gol për Standardin në minutën e 95-të me të cilën i ka siguruar skuadrës së tij garat në Ligën e Evropës.

“Unë kam shikuar te banka për të marrë leje që të nisem në sulm. Të gjithë më kanë bërë shenjë që të lëshoj golin dhe të shkoj në sulm. Natyrisht kur nisesh në sulm, shpreson të shënosh gol. Mirëpo, më shumë mendon se ajo mund të mos ndodhë”, ka thënë Bolat për “Goal.com”.

Bolat ka shënuar gol me kokë pas një krosimi nga gjuajtja e lirë. Standardi me golin e tij barazoi në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve me AZ Alkmaarin (1:1).

“Unë e pranoj se ka qenë fat. Mirëpo, më shumë e falënderoj Zotin që më ka dhënë mundësinë të shënoj këtë gol”, ka thënë Bolat.

Bolat në radhët e Standardit ka kaluar në janar të këtij viti nga skuadra Genk për 150 mijë euro. 21-vjeçari, pos nënshtetësisë turke e ka edhe atë belge. Standardi është kampion në fuqi i Belgjikës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni