Home » Futboll » Gjasula i zemëruar e ka lëshuar fushën

Gjasula i zemëruar e ka lëshuar fushën

Juergen-Gjasula-verstaerkt-FSV-Frankfurt_10f1e40422Futbollisti Jurgen Gjasula i zemëruar e ka lëshuar fushën, pasi që edhe para adhuruesve të vet pësuan humbje nga skuadra e papërshtatshme, Hansa nga Rostocku.

Skuadra e FSV Frankfurtit pësoi humbje minimale 0:1, por që do t’i kushtoi shumë në vazhdim të kampionatit. Goli i pësuar në minutën e 22-të nga futbollisti Fellinger më të vërtetë ka qenë i kobshëm, për faktin se deri në minutën e 90-të me gjithë orvatjet nuk arritën të barazojnë rezultatin.

Gjasula luajti 90 minuta, bëri lojë të mirë, por jo të denjë të ndëshkojnë Hansën. Gjasula në çastet e fundit të ndeshjes pikërisht në minutën e 90-të ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari.

FSV Frankfurt tash për tash zë vendin e parafundit (17-tin) me 9 pikë, ndërsa Hansa radhitet e 11-ta me vetëm 18 pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni