Home » Kampionati Gjerman » Gjasula 90 minuta

Gjasula 90 minuta

jurgenFutbollisti Jurgen Gjasula me skuadrën e FSV Frankfurtit iu gëzuan fitores me rezultat 3:1 si mysafirë kundër skuadrës mjaft solide, Oberhausenit, ndeshje e vlefshme e javës së 13-të të ligës së dytë gjermane në futboll.

Skuadra e FSV Frankfurtit nuk e ka pritur as vet këtë ngadhënjim, por loja e mirë që dëshmuan në fushë solli edhe fitoren. Gjasula luajti titullarë për 90 minuta dhe dëshmoi formë të lartë së bashku me futbollistë të tjerë të skuadrës së tij.

Tri pikë të importuara janë të mirëseardhura në luftë për sigurimin e ekzistencës në ligën e dytë. FSV Frankfurti radhitet i parafundit (17-ti) me 9 pikë, ndërsa Oberhausen zë vendin e gjashtë me 20 pikë të tubuara.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni