Home » Futboll » Giggs personi sportiv i Vitit 2009

Giggs personi sportiv i Vitit 2009

Ryan-Giggs1Veterani në radhët e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, në karrierën e tij shumë të pasur këto ditë ka marrë edhe një mirënjohje.

Është zgjedhur personi sportiv i Vitit 2009. Në zgjedhjen tradicionale të BBC- për personin sportiv të vitit 2009 është zgjedhur futbollisti Ryan Giggs, i cili në këtë konkurrencë prapa vetes ka lënë kampionin botëror në Formula 1 Jenson Button dhe kampionen e botës në shtatëgarësh Jessica Ennis.

Në karrierën e tij Giggs është paraqitur në më shumë se 800 ndeshje për Manchester United, ndërsa bashkë me këtë mirënjohje më herët ka marrë edhe Çmimin nga Shoqata e Futbollistëve, të cilët e kanë shpallur për lojtarin më të mirë në elitën angleze.

Ndonëse i ka 36 vjet, trajneri i “Djajve të kuq” , Alex Ferguson, këtë futbollist dëshiron të ia jep edhe një dhuratë duke ofruar kontratë të re.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni