Home » Kampionati Anglez » Gerrard: Sna deshti në Ligën e kampionëve të provojmë me Ligën e Europës

Gerrard: Sna deshti në Ligën e kampionëve të provojmë me Ligën e Europës

steven_gerrard_the_best_playerKapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka pohuar se klubi tash do të fokusojë energjinë dhe vëmendjen në garën tjetër evropiane, Europa League, pasi të martën u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Rafael Benitez shënoi fitore minimale në udhëtim te hungarezët e Debrecen, me golin e Davide N’Gog, por fati nuk ishte në duart e tyre dhe ata u eliminuan, pasi Fiorentina mposhti Lyonin po me të njëjtin rezultat.

Megjithëse i zhgënjyer, Gerrard thotë se klubi tash do të synojë të fitojë garën tjetër evropiane, pjesë e të cilës do të jetë, pasi pozicionohet në pozitën e tretë të grupit E. “Sigurisht se është zhgënjyese, ne kemi luajtur shumë mirë dhe pavarësisht se fituam tre pikë nuk do të vazhdojmë më tej. Shpersoj se tash do të jemi në Europa League dhe do të përpiqemi ta fitojmë atë”, ka thënë Gerrard për Sky Sports.

“Kur filloni sezonin, dëshironi të qëndroni në Ligën e Kampionëve sa më gjatë që mundeni. Tash Çmimi kryesor ka kaluar dhe tash të jemi pjesë e Europa League është ca zhgënjyese, por ne duhet ta pranojmë këtë, të ecim të tej dhe të përpiqemi ta fitojmë këtë garë.

Ngushëllimi më i mirë për ne është të dalim dhe ta fitojmë garën sekondare”, ka shtuar anglezi. Edhe trajneri Rafael Benitez shprehet pozitiv për garën e dytë evropiane sipas rëndësisë. “Ne duhet të jemi pozitiv dhe të mendojmë për garën tonë të ardhshme, ndeshjen e ardhshme në Everton dhe pastaj për Europa League”, ka thënë spanjolli.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni