Home » Futboll, Kampionati Kosovar » Geci: Kemi pasur fat të mirë

Geci: Kemi pasur fat të mirë

samigeciNjëri prej futbollistëve më me përvojë dhe më të mirë në radhët e Drenicës nga Skenderaj, Sami Geci, skuadrën e tij e sheh në çerekfinale të kupës së Kosovës në futboll.

“Është fat i mirë që në short na ka ra skuadra e Rahovecit, e cila bën gara në ligën e parë.

Pavarësisht se kjo skuadër garon një rang më poshtë, Drenica kësaj ndeshje i qaset me të gjitha forcat dhe me seriozitet të lartë.

Në futboll gjithmonë befasitë janë të mundshme, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj këtij rivalit pak të njohur për ne.

Besoj në kapacitetin e futbollistëve që kemi dhe do të shënojmë fitore, e cila në dërgon tutje në garat e kupës”, tha Geci.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni