Home » Futboll » Gattuso sdo të largohet prej Milanos

Gattuso sdo të largohet prej Milanos

gattuso11Mesfushori Gennaro Gattuso nuk do të largohet nga skuadra e Milanit, pasi ka rinovuar kontratën e tij deri në qershorin e vitit 2012, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.

Me kontratën e re Gattuso 31-vjeçar ka hedhur poshtë ofertat e skuadrave angleze si Manchester United dhe Chelsea. Drejtuesit e Milanit janë ndarë të kënaqur me Gattuson, i cili ka vendosur që karrierën ta përfundojë në stadiumin “San Siro”.

Krahas kontratës së re, Gattuso synon të sigurojë një vend në përbërjen e parë të trajnerit Leonardo dhe njëherit të marrë ftesën nga seleksionuesi i Përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi për të luajtur në Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni