Home » Kampionati Italian » Gattuso nuk largohet nga Milani

Gattuso nuk largohet nga Milani

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka ripërsëritur se ai nuk ka synime të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.

Me vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, Gattuso është përmendur si një përforcim i mundshëm për klubin rus Anzhi Makhachkala që i ofroi një marrëveshje joshëse italianit.

Në fillim të qershorit Gattuso tha se kishte refuzuar një ofertë nga Anzhi dhe tash thotë se është i lumtur te kampionët e Serie A.

“Kam edhe një vit më shumë në kontratën time dhe Milani është shtëpia ime, klubi ku ndjehem mirë. Agjenti im nuk mund të vendosë vetë, gjithmonë kalon përmes meje: përsëris, unë jam mirë te Milani”, ka thënë Gattuso për Sky Sport24.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni