Home » NBA » Gasol shkëlqen në rikthimin e tij

Gasol shkëlqen në rikthimin e tij

PAU_GASOL1Los Angeles, 20 nëntor – Qendra spanjolle Pau Gasol ka shkëlqyer në rikthimin e tij nga lëndimi të enjten mbrëma.

Gasol ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë të stinorit me LA Lakers, ndërsa ka udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores ndaj Chicagos me 108:93. Gasol ka shënuar 24 pikë dhe ka shtuar 13 kërcime.

”Më ka munguar shumë loja. Është shumë kënaqësi kur luan me këta djelmosha dhe në prani të kësaj tifozërie. Unë nuk kam pritur që të jem kaq efikas. Mirëpo, bashklojtarët e mi më kanë ndihmuar shumë”, ka thënë Gasol.

Kobe Bryant me 21 pikë ka ndihmuar fitoren e Lakersave. Bryant është bërë shënuesi i dytë më i mirë në histori të kësaj skuadre duke e kaluar Kareem Abdul-Jabbarin.

Te Chicago shënuesi më i mirë ka qenë Derrick Rose me 20 pikë dhe 6 asistime.

Rezultatet:

LA Lakers – Chicago    108:93

(Gasol 24 – Rose 20)

New Orleans – Phoenix    110:103

(Stojakoviq 25 – Stoudemire 23)

San Antonio – Utah    83:90

(Duncan 21 – Williams 21)/kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni