Home » Futboll » Gana e thërret Balotellin në Botëror 2010

Gana e thërret Balotellin në Botëror 2010

mario-balotelli-interSulmuesi i Interit, Mario Balotelli ka gjasa të mëdha të luajë në Kampionatin Botëror, që mbahet vitin tjetër në Afrikën e Jugut.

Ai është ftuar nga seleksionuesi i Përfaqësueses së Ganës, Milovan Rajevac shkruajnë të mërkurën mediumet italiane. Rajevac ka thënë se është optimist për ta bindur Balotellin të luajë për Ganën, pasi deri më tani asnjëherë nuk ëshët ftuar nga Përfaqësuesja e Italisë, por vetëm ekipi U-21.

“Së pari do të jem në Afrikën e Jugut për shortin dhe pastaj do të marrë rrugën drejt Evropës. Kam takime me futbollistë dhe në mesin e tyre është edhe Balotelli”, ka deklaruar Rajevac. “Kam biseduar me krerët e Federatës dhe më kanë dhënë dritën e gjelbërt për Balotellin. Me anë të Stephen Appias dhe Sulley Muntarit besoj se do ta bindi të luajë për Ganën”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni